Shqip
Почетна Aktivitete Simulim i debateve në komisione
Simulim i debateve në komisione pdf Shtyp Email
E martë, 06 Dhetor 2011 15:59

Si pjesë e bashkëpunimit të projektit Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës të NDI-së, Fondacioni Metamorfozis ishte i ftuar të marrë pjesë me një përfaqësues të saj në simulimin e debateve në komisione me temë Sfidë ekologjike.

DSC03667

Sfida ekologjike paraqiste simulim të debatit ligjdhënës, mbikëqyrës dhe anketues për një propozim-ligj për mbrojtje të mjedisit jetësor. Simulimi përfshinte deputetë, këshilltarë të komisioneve, asistentë të grupeve parlamentere dhe organizata qytetare. Gjatë simulimit, pjesëmarrësit praktikisht i zbatonin dispozitat ligjore dhe statutare që kanë të bëjnë me organizimin dhe realizimin e debateve publike. 

DSC03672

DSC03765

Fondacioni Metamorfozis ka përvojë të mëparshme duke marrë pjesë në debate ligjdhënëse në Komisionin për transport dhe lidhje për Ligjin për menaxhim të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe në debatin mbikëqyrës për Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

 

Botimet tona

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

sajt_na_denot
sakas-da-volontiras-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.